Ekspertët paralajmërojnë krizë financiare për Evropën pas barazimit të euros me dollarin

13 korrik 2022 | 08:07

Pas rënies së euros dhe barazimit me dollarë, ekspertët ekonomikë parashikojnë recesion të ekonomisë evropiane.

Sipas tyre, ndryshimi do të thotë se kompanitë dhe konsumatorët evropianë do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importojnë, ndërkohë që eksportet evropiane do të kushtojnë më pak në tregjet ndërkombëtare.

Euro ka përjetuar një eksperiencë dramatike sa i takon humbjes së vlerës që prej fillimit të shkurtit, kur vlente mbi 1.13 dollarë.

Rënia u përshpejtua në javët e fundit për shkak të frikës se Rusia, furnizuesi kryesor i BE-së me energji, do të ndërpriste tërësisht furnizimin me gaz si hakmarrje ndaj sanksioneve të Perëndimit, transmeton Euronews.

Deri tani, 12 vende të BE-së kanë vuajtur ndërprerjen totale ose të pjesshme të furnizimeve me gaz rus.

Fluksi nga gazsjellësi “Rrjedha e Veriut 1” u ndërpre më herët gjatë javës për një proces mirëmbajtjeje që do të zgjasë 10 ditë.

Mbetet e paqartë nëse Kremlini do të urdhërojë zgjatjen e pezullimit përtej afatit dhe ta bëjë atë të pacaktuar, përcjell albinfo.ch.

“Le të përgatitemi për një ndërprerje totale të gazit rus. Ky është opsioni më i mundshëm”, paralajmëroi ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Tani të gjithë sytë do të kthehen nga euroja, për të parë nëse do të vijojë rënien poshtë dollarit amerikan. Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në nëntor të 2002-shit, kur valuta e përbashkët evropiane vlente 0.99 dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neurologia Valdete Halabaku ka braktisur Kosovën për një jetë më…