Ekspertët: Të ndalohet goditja e topit me kokë për moshat nën 18 vjeç
09 gusht 2018
| 12:56
Benet Ormalu është një nga ekspertët më të mirë në botë për dëmtimet e trurit.
Ai rekomandon kufizimin e gjuajtjes së topit me kokë për lojtarët e futbollit.
Madje ai shkon më tej kur thotë se për futbollistët nën 18 vjeç kjo gjë duhet ndaluar kategorikisht.
“S’ka asnjë kuptim të kontrolloni me kokën tuaj një objekt që lëviz me shpejtësi të lartë. Duhet t’i ndalojnë goditjet e topit me kokë pasi kjo është e rrezikshme”, u shpreh doktori.
Sipas një hetimi ish-futbollisti i Anglisë, Xhef Astle ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare pasi vuajti për 10 vjet nga traumat e trurit të shkaktuara nga goditjet e topit me kokë.
Vajza e tij ka nisur një fushatë ku kërkon që mjekët ta trajtojnë seriozisht këtë çështje.