Ekspertët tregojnë arsyet pse ndodhi zjarri në Los Anxhelos

12 janar 2025 | 08:55

Kalifornia Jugore po përballet me një sfidë të madhe për të kapërcyer situatën e krijuar nga zjarret masive që kanë përfshirë zonën, duke shkaktuar dëme të mëdha me lagje të tëra të shkrumbuara.

Deri tani numri i viktimave ka arritur në 11. Sipas shërbimeve zjarrfikëse disa vatra zjarri javë vënën nën kontroll, por të tjera kanë shpërthyer gjetkë.

Mes kaosit të krijuar disa banorë të Los Anxhelosit kanë nisur të kthehen në lagjet e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar çka munden e mes kërcënimit që nuk është fashitur, nga vatrat e reja të zjarrit.

Ekspertët thonë për Zërin e Amerikës se ishin disa faktorë që bënë që situata të dalë jashtë kontrollit.

“Kjo është një situatë katastrofike dhe për këtë ndikuan disa faktorë. Ne patëm dimër jashtëzakonisht të lagësht në vitin 2023 që krijoi kushte të favorshme që bimësia në zonë të rritej shpejt. Nga maji i vitit të kaluar nuk kemi patur reshje kështu që kjo bimësi u tha dhe nuk u pastrua. Po ashtu era ishte shumë e fortë dhe ndihmoi në përhapjen e flakëve”, thotë Edith De Guzman nga Universiteti i Kalifornisë.

 

 

Zjarret, ndër fatkeqësitë natyrore më të rënda që kanë goditur ndonjëherë Kaliforninë, kanë djegur më shumë se 12000 ndërtesa. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar me…