Eksperti amerikan: Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare

21 maj 2021 | 22:23

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka thënë të premten se shteti ligjor duhet të mbizotërojë dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Ajo i bëri këto komente për gazetarët në Vlorë, derisa u pyet rreth situatës në lidhje me vendimin e Departamentetit amerikan të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit ka deklaruar një ditë më parë se do të ngrinte padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pranë një gjykate franceze, por ekspertë ligjorë ngrejnë dyshime mbi juridikionin e saj ndaj një çështjeje të tillë.

Eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare Paul Williams, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, i tha “Zërit të Amerikës” se: “Sekretari i Shtetit Tony Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në Shtetet e Bashkuara, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme. Nuk e di se çfarë do të thoshin gjykatat franceze, përveçse që kjo është një mosmarrëveshje midis një jo-shtetasi dhe një shteti të huaj, kështu që ata nuk do të kishin juridiksion mbi një çështje të tillë”, ka thënë Williams.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja gjermane nga partia e majtë, Zhaklin Nastiç, ka dhënë…