Eksperti amerikan: Do të doja ta shihja në Kosovë një parti si kjo e Abazoviqit

18 janar 2021 | 16:08

Eksperti amerikan dhe profesori i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ka thënë se do të dëshironte që në Kosovë të shoh një parti të ngjashme me partinë që drejton Dritan Abazoviq në Mal të Zi.

“Unë do të doja të shihja një lëvizje qytetare si kjo, por është e vështirë në një shoqëri thellësisht të ndarë e ku identiteti etnik mbivlerësohet. Themelimin e një partie të tillë në Prishtinë e Beograd do ta shihnin si kërcënim. Sidoqoftë kjo nuk është një arsye që të mos bëhet”, ka thënë Serwer, shkruan “Kosovo online”.

Këto deklarata Serweri i ka bërë teksa ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dhe pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Dritan Abazoviq drejton lëvizjen “URA” dhe pas suksesit në zgjedhjet e fundit, duke arritur të zgjedhet zëvendëskryeministër i Malit të Zi dhe të determinojë modalitetin e krijimit të qeverisë malazeze.

Daniel Serwer - European Western Balkans

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo ka njoftuar se ka rezultuar…