Eksperti amerikan paralajmëron ardhjen e Covid-26 dhe 32, kjo është arsyeja
Një hetim i plotë mbi origjinën e Covid-19 në Kinë është kritik për të parandaluar pandemitë në të ardhmen dhe për të shmangur Covid-32. Kështu ka paralajmëruar eksperti amerikan, dr. Peter Hotez.
“Do të ketë Covid-26 dhe Covid-32 nëse nuk e kuptojmë plotësisht origjinën e Covid-19. Kjo është absolutisht kritike”, ka thënë Hotez, dekan i Shkollës Kombëtare të Mjekësisë Tropikale në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, shkruan “NewYorkPost”.
Hotez ka thënë se ShBA-ja duhet të bëjë më shumë sesa të fillojë një hetim të inteligjencës në teoritë se virusi është shfaqur natyrshëm nga kafshët ose është krijuar nga një laborator në Wuhan të Kinës.
“Unë personalisht jam i mendimit që ne kemi shtyrë inteligjencën aq sa mundemi”, ka thënë Hotez, duke shtuar se ShBA-ja duhet të dërgojnë ekspertë në epiqendrën origjinale të pandemisë në Wuhan.
“Ne kemi nevojë për një ekip shkencëtarësh, gjenealogjistësh, biologësh, ekologjistësh në provincën Hubei për gjashtë muaj deri në një periudhë një vjeçare dhe të zbulojmë plotësisht origjinën e Covid-19”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, Hotez ka pranuar se Kina mund të jetë rezistente ndaj një hetimi të plotë.
“Unë mendoj se duhet t’i bëjmë një presion të madh Kinës, përfshirë sanksionet e mundshme për të lejuar një ekip të epidemiologëve dhe virologëve të shquar në Kinë me qasje të pakufizuar në kafshë, njerëz, në mostra dhe laborator”, ka thënë Hotez.
Më tutje, ai ka paralajmëruar se pa “hyrje të plotë”, origjina nuk mund të zbulohet kurrë.
“Unë mendoj se ju me të vërtetë duhet të keni një analizë të hollësishme në lidhje me popullatat e lakuriqëve të natës të gjitha kafshët dhe njerëzit e mundshëm të rezervuarit dhe pa atë, do të jetë me të vërtetë e vështirë për ta përpunuar këtë”, ka thënë Hotez.