Eksperti amerikan: ShBA-ja dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit
19 mars 2021
| 11:44
Profesori dhe eksperti amerikan, Alon Ben-Mair, i ka reaguar presidentit të Serbisë mbi fotografinë që ka postuar ky i fundit para dy ditësh ku paraqiti hartën e Kosovës me flamurin serb në të.
Madje, ai ka kërkuar që ndaj tij të reagojë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bideni.
“ShBA-ja dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Bideni duhet t’i dërgojë mesazh të qartë Vuçiqit se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”