Eksperti bullgar: Autobusi ka qenë duke lëvizur me 100 km/h

23 nëntor 2021 | 11:04

Eksperti bullgar, Vasko Pirgov që punon administrimin e rrugëve rajonale i ka thënë televizionit shtetëror bullgar se autobusi që është aksidentuar tragjikisht ka qenë duke lëvizur me 100 km në orë.

Vasko Pirgov inxhinier i motorëve ka thënë se ka qenë gabim njerëzor aksidenti ku kanë vdekur 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shkruan media bullgare “24chasa”.

Po ashtu, ai ka thënë se ka arritur në vendin e aksidentit rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe se rruga ka qenë në gjendje perfekte, nga autobusi ka qenë duke rrjedhur nafta, kaldaja ka qenë duke punuar dhe se zjarri ka filluar nga pjesa e përparme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…