Eksperti grek: Jemi në prag të luftës bërthamore
Pedagogu grek i Fizikës Bërthamore dhe Shkencave Ushtarake, Theodhoros Liolios ka bërë një parashikim të frikshëm për të ardhmen e njerëzimit.
Në një intervistë për Mega TV, profesori grek pohon se sipas analizave të tij, bota po shkon drejt luftës bërthamore.
“Nëse nuk do të ketë de-përshkallëzim të tensioneve në rajon, ndoshta do të gjendemi në prag të shpërthimit të një lufte bërthamore”, tha Liolios.
Në rast se arma bërthamor lëshohet nga Rusia, atëherë ajo është e aftë të arrijë në brigjet e Anglisë, SHBA-ve dhe aleatëve të NATO-s, tha profesori grek, teksa theksoi se ekziston një mundësi serioze për një provë bërthamore, raporton abcnews.al.
Sipas profesorit zgjerimi i Rusisë do të aktivizojë doktrinën e bërthamore të Vladimir Putin dhe se Rusia është duke pritur një sulm nga NATO, që të lëshojë më pas armët bërthamore.
“Nëse Putin vendos t’i bëjë realitet kërcënimet e tij, atëherë vendet do të përballen me kontaminim radioaktiv”, tha Liolios.