Eksperti i antiterrorizmit: Punoj për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë
Faik Imeri, ekspert i antiterrorizmit dhe vëlla i Haki Imerit i vrarë paslufte thotë se po punon për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë.
Ai beson në punën e Gjykatës Speciale.
“Besoj plotësisht që do të korr fitore me këtë ritëm”, tha ai në Pressing.
“Punoj për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë. Motivi im është personal, vrasja e vëllait”, theksoi ai.
Imeri mohon se do të jetë dëshmitar në këtë Gjykatë.
Gjykata Speciale vërtetë e ka bazën në dokumentin e Ahtisarit por është duke i trajtuar të gjitha vrasjet dhe me theks të veçantë janë duke u trajtuar vrasjet politike. Gjykata Speciale nuk e njollos, por do të ndihmojë zbardhjen e luftës së UÇK-së”, tha ai.
Aktakuzat e para nuk e di kur do të konfirmohen por besoj shumë shpeshht do të kemi ndryshime interesante.