Eksperti i emergjencave: Jashtëzakonisht shqetësuese lajmet për zjarret e shumta pyjore

09 mars 2025 | 12:12

Njohësi i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti është shprehur i shqetësuar për ndezjen e zjarreve në pyje.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ai ka ngritur pikëpyetje se kush po i ndez zjarret në pyje.

“Jashtëzakonisht shqetësuese lajmet për zjarret e shumta pyjore, që po ndodhin ditëve të fundit në vise të ndryshme të Kosovës, e sidomos në Bjeshkët e Deçanit. Në shumicën e rasteve faktori njeri është shkaktari kryesor”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq, ai bëri thirrje që të mos ndizen zjarre pasi po digjen pyje të tëra e po rrezikohen jeta e njerëzve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zi e rëndë ka përfshirë Barcelonën ditën e djeshme.…