Eksperti i NATO-s: Vuçiqi e ka marrë mesazhin se çfarë do të ndodhte nëse do ta sulmonte Kosovën

01 gusht 2022 | 17:38

Eksperti i strategjisë së mbrojtjes së NATO-s , Thomas Theiner, ka thënë se mbrëmë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka marrë një mesazh të qartë nga ana e aleancës nëse e sulmon Kosovën.

Theineri ka treguar se çka do të ndodhte nëse Serbia do të sulmonte Kosovën.

“Mbrëmë oficerët e shtabit të përgjithshëm të Serbisë i shpjeguan presidentit Vuçiq se nëse ai urdhëron ta sulmojë Kosovën, avionët e NATO-s brenda disa orësh do t’i bombardonin forcat serbe dhe brenda 48 orësh Brigada ajrore 173 e ushtrisë amerikane do të zbarkojë në Aeroportin e Prishtinës dhe Brigada e parashutistëve të ushtrisë italiane ‘Folgore’ do të zbarkojnë në Aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)” , ka thënë ai.

Ai ka theksuar se me këtë rast do të mobilizohej edhe flota detare italiane.

“Një ditë më pas Brigada e mekanizuar e ushtrisë italiane ‘Pinerolo’ e cila është vendosur në Bari do të ankorohej nga Divizioni i 3-të detar i marinës italiane me anijet e tij amfibe nga Brindisi në Durrës brenda 2 ditëve. Nga Durrësi në Mitrovicë, me anijet ‘Freccia IFV’ me rrota të ‘Pinerolo’-s dhe shkatërruesve të tankeve ‘Centauro’ u duhen 6 orë falë autostradës A1 të bashkëfinancuar perëndimore”, ka thënë ai.

Eksperti i NATO-s ka theksuar se aleanca veriatlantike që 23 vjet trajnohet për ta mbrojtur Kosovën në raste të tilla.

https://twitter.com/noclador/status/1554014173318856704?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1554014173318856704%7Ctwgr%5Eeecd8b9abbbc9e50c16d6b36c9e4482b656c941f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Feksperti-i-nato-s-vuciq-mbreme-e-ka-marre-mesazhin-se-cka-do-te-ndodhte-nese-do-ta-sulmonte-kosoven-12%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfirmuar se…