Eksperti i OBSh-së: E gjithë bota duhet të ndihet e rrezikuar nga “Korona”

19 prill 2020 | 11:13

Bota duhet të jetojë me kërcënimin nga virusi “Korona” ‘për të ardhmen e parashikueshme’ pasi nuk ka garanci për një vaksinë të suksesshme, kështu tha një ekspert i OBSh-së.

David Nabarro, profesor në Imperial College London dhe i dërguar i OBSh-së për Covid-19, tha se bota do të duhet të përshtatet me problemin në vazhdim. Kjo deklaratë vjen kur numri i çështjeve në mbarë botën u rrit në 2.3 milionë, me 160 000 vdekje.

Dr. Nabarro tha: ‘Jo domosdoshmërisht zhvillohet një vaksinë e sigurt dhe efektive kundër çdo virusi. Disa viruse janë shumë, shumë të vështira kur bëhet fjalë për zhvillimin e vaksinave. Pra, për një të ardhme të parashikueshme ne do të duhet të gjejmë mënyra për ta vazhduar jetën tonë me këtë virus si një kërcënim i vazhdueshëm. Kjo do të thotë t’i izolosh ata që tregojnë shenja të sëmundjes dhe, gjithashtu, kontaktet e tyre. Njerëzit e moshuar do të duhet të mbrohen. Për më tepër, aftësia spitalore për trajtimin e rasteve do të duhet të sigurohet. Kjo do të jetë një ‘normale’ e re për të gjithë ne”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Bunjaku ka qenë njëri nga futbollistët e parë që…