Eksperti i OBSh-së: Evropa dhe ShBA-ja mund të goditen nga 4 valë të COVID-it

16 prill 2020 | 08:08

Amerika dhe Evropa janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mundshëm të goditjes nga katër valë të virusit “Korona”, nëse lejohet “pushtimi” i Afrikës nga pandemia, paralajmëroi një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Drejtuesi i Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Shëndetit Publik pranë Organizatës Botërore të Shëndetit, profesori Lawrence Gostin, paralajmëroi se nëse gjendja pandemike e Covid-19 del “jashtë kontrollit” në vendet e Afrikës, atëherë Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të goditen nga disa valë infektimi nga virusi, që mund të shkojnë edhe katër herë.

Në një intervistë për mediat britanike profesori Gostin u shpreh se: “Covid-19 është duke udhëtuar si një ortek drejt vendeve afrikane.

‘Madje edhe nëse vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës, të cilët mund të arrijnë ta mbajnë epideminë Covid-19 nën kontroll, nëse do të ketë shpërthime në vendet të tjera të botës, duke qenë se jetojmë në një shoqëri në të cilën të gjithë jemi të ndërlidhur, virusi ka për t’u rikthyer si në Evropë edhe në Amerikë”, shtoi Gostin.

“Sipas parashikimeve, nëse koronavirusi do të dalë jashtë kontrollit në këto vende me të ardhura të ulëta, ne do të jemi dëshmitarë të një vale të dytë, të tretë dhe, ndoshta, edhe një vale të katërt virusi në Amerikë dhe Evropë. Pra, siguria jonë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me hallkën më të dobët të këtij zinxhiri global”, deklaroi ai.

Profesori komentoi se vendimi i Donald Trumpit për t’i ngrirë fondet ndaj OBSh-së parashikohet të jetë një lëvizje e cila mund të ketë një ndikim global shkatërrues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur…