Eksperti i sigurisë: Ka deputetë shqiptarë të cilët shërbejnë për BIA-n serbe
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se ka dyshime se shumë qytetarë shqiptare punojnë për shërbime sekrete.
Ai tha se të tillë ka në polici, FSK, parlament e në ministri.
Elezi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 ka thënë se për këto informacione është i gatshëm të bashkëpunojmë me AKI-në dhe Policinë.
“Unë personalisht deklaroj që kam dyshime se ka mjaftë shumë qytetarë shqiptarë të cilët punojnë në institucione të ndryshme shtetërore të cilët në kundërvlerë të çështjeve të caktuara dyshohet se i shërbejnë shërbimeve sekret shtetërore, përfshirë këtu BIA-n apo shërbimin ushtarak serb… Ka në polici, ka në FSK, në ministri, parlament, por edhe deputet kemi shqiptarë. Jam i gatshëm të ndihmojë AKI-në dhe Policinë për informacionet të cilat po flasë…”, ka thënë ai.