Eksperti i sigurisë nacionale i bashkohet PDK-së
05 shtator 2019
| 17:31
Arsim Dragaj, i cili është i specializuar në luftimin e kriminalitetit ekonomik dhe korrupsionit, i është bashkuar kanidatit të PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli.
Ai e ka falënderuar Dragajn për besimin në vizionin e tij për betejën kundër korrupsionit.
Veseli ka thënë se Arsim Dragaj ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin Shtetëror të Bullgarisë, në drejtimin Siguri Nacionale.
“Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon t’iu krijojë hapësirë dhe mundësi të rinjve, që bashkë me kuadrot më të mira që kemi ta luftojmë korrupsionin dhe nepotizmin, si dhe të hapim perspektivë më të madhe për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.