Eksperti i transferimeve: Asani do të largohet nga Gwangju

11 dhjetor 2024 | 16:26

Jasir Asani ka deklaruar se kishte mbyllur sezonin pas një dëmtimi që mori, duke mos qenë në dispozicion të skuadrës javën e fundit të kampionatit.

Megjithatë mediat ishin të sigurta se ai mesazh ishte një sinjal lamtumire, me Asanin që e kishte mbyllur aventurën tek skuadra koreane Për t’i dhënë akoma më shumë zë kësaj hipoteze ka menduar edhe eksperti i merkatos në Korenë e Jugut, Dario Focardi.

Sipas tij, sulmuesi i Kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të largohet nga ekipi aktual, teksa tri klube janë në garë për shërbimet e tij. Jeonbuk në Korenë e Jugut, Vissel Kobe dhe Yokohama F.Marions në Japoni, janë skuadrat e interesuara për shërbimet e shqiptarit.

Klubi i Gwangju kërkon që të shesë për të përfituar të ardhura dhe “mëngjarashi” nga Shkupi është gati të shitet. Skuadra e Gwangju për shërbimet e shqiptarit kërkon 1 milion euro. Pritet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën Asani, me pistën “Evropë” që për momentin nuk ekziston.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…