Eksperti i UFO-ve flet për trupat e ‘alienëve’ në Meksikë: Njerëzit të kenë kujdes
Një ekspert UFO-sh ka folur rreth disa trupave të supozuar se ishine alienë, të zbuluara në Meksikë ku ka paralajmëruar njerëzit të kenë kujdes.
Trupat “jo-njerëzorë” u prezantuan javën e kaluar gjatë një seance dëgjimore në Kongres Mexico City nga gazetari dhe ufologu, Jaime Maussan. Ai pretendoi se trupat ishin analizuar nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës dhe se “një epokë e re u krijuar duke nxjerrë ADN.”
Mussan tha se “Këto shembuj nuk janë pjesë e evolucionit tonë tokësor, nuk janë qenie që u gjetën pas një rrënoje të UFO, por u gjetën në minierat e algave dhe më vonë u fosilizuan.”
Një grup i pavarur shkencëtarësh dhe ekspertësh i mbledhur nga NASA tha se agjencia hapësinore do marrë një rol më të spikatur në përpjekjet për të kuptuar fenomenet anormale të paidentifikuara.
Zyrtarët e NASA-s theksuan se grupet nuk gjetën prova se ka jashtëtoksorë në natyrë, por shtuan se disa nga objektet nuk mund të shpjegohen. Bill Nelson u shpreh se po vijojnë kërkimet për jetën e kaluar dhe për të tashmen.
“NASA jo vetëm që do të marrë drejtimin në hulumtimin e incidenteve të mundshme të UFO, por edhe do të ndajë të dhënat në mënyrë transparente, që nuk ka ndodhur më pare.
Ka ende shumë për të zbuluar. Nëse na pyesni nëse ka forma të tjera jete në pafundësinë e universit, atëherë përgjigja është po”, tha drejtori i NSA-së dhe ish-astronauti, Bill Nelson.
Kjo deklaratë vjen pak ditë pas raportimeve se në Meksikë ishte identifikuar një kufomë e një UFO.