Eksperti ligjor në Hagë: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër

13 janar 2025 | 13:26

Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka pohuar se nuk ka qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së dhe as në procesin që nga fillimi e po ashtu as në krijimin e raporteve të cilat i ka lexuar gjatë udhëzimeve.

Si rrjedhojë, ai ka pohuar se deduksionet e tij janë në fakt përfundime të të tjerëve.

“Po janë të një organizate tjetër”, ka thënë dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, avokatja e Kadri Veselit i ka thënë dëshmitarit në formë të pyetjes se ndonjëherë mund të identifikohet raporti e ndonjëherë jo”. Këtë gjë e pohoi edhe dëshmitari duke shtuar se nuk ka folur asnjëherë me personat që i krijuan këto raporte.

Madje, ai ka shtuar se prokuroria nuk ia ka kërkuar këtë gjë dhe as vetë ai atyre.

“As nuk ma kanë kërkuar dhe as nuk ua kërkova”, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari ka pohuar se të gjitha raportet e kishin burimin nga ICMP-ja dhe se për njërin, dëshmitari e kishte bërë rishkrimin e një raporti.

Ai gjithashtu ka pohuar se këto raporte citonin një përputhje identiteti me persona të lidhur me këtë çështje gjyqësore.

Goodwin ka thënë se prokuroria ia ka dhënë disa të dhëna si bazë për punën e tij dhe se i është  kërkuar që të jetë i fokusuar në përgjigjet e tij.

Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan e ka pyetur dëshmitarin nëse i është kërkuar nga prokuroria që të bëjë një analizë të re nga e para që do të thotë t’i analizonte vetë ai profilet e ADN-së dhe të nxirrte përfundime vetë se nga do të ishte probabiliteti i një përputhje.

“Nga pikëpamja praktike jo nuk më është kërkuar. Unë nuk kam bërë asnjëherë ndonjë rishikim të analizës, unë kam rishikuar gjetjet”, ka thënë Goodwin, duke mohuar se iu është kërkuar që të vërtetonte në thelb saktësinë apo vërtetësinë e atyre të dhënave.

Ai gjithashtu ka pohuar se nuk iu është kërkuar që të shikojë nëse metodologjia e praktikuar është në përputhje me standardet përkatëse.

Ndërsa për raportet, ai ka pohuar se del që mostrat janë nxjerrë nga eshtrat gjatë proceseve të zhvarrimeve. Pra, ajo që ka parë Goodwin në këto raporte ishin analiza nga mbetjet skeletore të zhvarrimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i LDK-së, ka thënë se Kosova s’ka…