Eksperti serb: Sistemi i sigurisë i Serbisë është çmontuar

03 tetor 2023 | 08:08

“Ne nuk kemi më një sistem të inteligjencës-sigurisë dhe Aleksandar Vuçiqi nuk ka kontroll as në politikë e as në sektorin e sigurisë”, kështu thotë eksperti serb i sigurisë, Sasha Jankoviq.

Jankoviq mendon se nuk ka pasur fare dialog, sepse ka pasur dy palë që dikush nga pala tjetër po i shtyn në tavolinë dhe kërkojnë arsye dhe mënyra për të ikur nga ajo tryezë.

Sipas interpretimit të tij, “Sigurisht që ka sfida për Aleksandër Vuçiqin, por kjo nuk do të thotë se ai duhet të ankohet për këtë te qytetarët e Serbisë”. “Duhet një sistem në të cilin të jetë dikush që udhëheq politikisht, por që nuk mund të vendosë komponenti ekzekutiv”, thekson Jankoviq.

Ai shpjegon se dikush duhet të ekzekutojë, dikush duhet të mendojë për politikën e jashtme të shpallur dhe dikush duhet të dallojë gabimet dhe të nxjerrë mësime. Në vend të kësaj, të gjithë komponentët e kontrollit janë të bashkuar në një pikë të gjithëdijshme dhe gjoja të gjithëfuqishme, shton Jankoviq.

“Dhe nëse është kështu, atëherë është vetëm çështja se kur do të pengohemi dhe në rastin më të keq, kur dikush nga perëndimi, i cili gjithmonë ka lënë vend dhe ka lehtësuar shfaqjen e kësaj situate, do të na thotë – po mendojmë duke vendosur sanksione”.

Jankoviq thekson se sistemi i inteligjencës-sigurisë nuk është çmontuar me profesionalizëm, në mënyrë që të ribëhet, ai është çmontuar dhe duhet të rindërtohet nga e para dhe se nuk është më vetëm çështje e Kosovës.

“Serbia nuk ka më kohë, unë nuk kam kohë, ju nuk keni kohë”, ka thënë Jankoviq dhe se “këta njerëz nuk kanë më kohë të presin për një të ardhme më të mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i AAK-së do të organizojë sot një tryezë…