Ekspertizat nga Ekspertët

07 prill 2023 | 22:14

Shkruan: Arben Dashevci

Gjatë viteve 1920 dhe 1930 të depresionit të madh ekonomik të shekullit të kaluar, në Çikago (SHBA) sundonte All Kapone i keqi, i pa skurpullti dhe grupi i tij mafioz vrastarë, i cili ishte i pandalshëm, i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Vranin njerëzit sikurse të ishin ata lecka në rrugë dhe jo qenie njerëzore

Ky grup sfidohej vetëm nga një Eliot Ness, njeriu i cili dëshironte rend dhe ligj asgjë më shumë se ligji ose përtej ligjit, i cili në kushte normale do duhej të respektohej nga e gjithë shoqëria.

Ky ishte Ness-i, fuqa e tij e vetme, individuale dhe e kufizuar që luftonte ndaj këtij “përbindëshi”, me motiv të lartë i cili kishte marrë përmasa në secilën pore të segmenteve të jetës shoqërore në SHBA.

Më 14 Shkurtë të vitit 2020 kam shkruar dhe elaboruar në këtë gazetë të nderuar (Epoka e re), nevojat tona immediate në aspektin e sigurisë.

Aty kam apeluar shumë për një Eliot Ness Kosovarë dhe një Giovanni Falcone Trim dhe i vendosur.

Kosovë kërko, gjeje të lutem një Elliot Ness dhe Giovanni ata presin në sfond këta të dytë janë të vlefshëm sikurse Faktet, dhe janë nevojë imediate për Kosovën

Eksperti: 

Eksperti përdorë dhe kërkon faktet ai i kërkon dhe i gjenë ato aty ku të tjerët nuk munden. 

Faktet janë shurdhëmemece ato  nuk kanë se si të flasin ose ndëgjojnë, ato janë dhe qëndrojnë gjithmonë në sfond, jane aty diku në qoshe duke pritur për trimin.

Eksperti lexon studion dhe analizon kjo eshte jeta e ti e përditshme në zbulimin e së vërtetës.

Faktet i gjenë me çdo kusht sepse ka syrin e Shqiponjës, të nuhaturit e Ujkut, duart e Arushës dhe vetëm ai ka fisnikërin e Tigrit që nuk sulmon kurr për tu mbrojtur, por është aty për ta kryer misionin sepse eshte fisnik.

Eksperti është trim si Luani sepse punon për hatër të Zotit dhe frikën ia ka vetëm Zotit dhe askujt tjetër në këtë botë, ai punon drejtë, gjenë faktet arreston keqëbësin dhe qetëson viktimat.

I gjene faktet diku ne sfond duke pritur per te dhe zbardhë rastin,qetëson viktimat dhe arreston keqbërësit, të nesërmen vazhdon me rastin tjetër në 24/7.

Kjo eshte jeta e tijë.

Arma e ekspertit është  fakti dhe jo revolja,ai revolen nuk e përdorë dhe ka raste tepër të ralla kur ekspertit i sheh armën në brez, shansat ti shohësh armën janë të pakta.

Eksperti jeton me armën zyrtare por jo për te.

Ai nuk shtrembërohet anash që ti shihet revolja dhe ta ekspozoi atë në publik dhe të tjerët ta ken në vëmendje me moton ja unë jam Sherifi i “wild west”, ai nuk e bënë ate kurr dhe as atëhëre sepse ai është ekspert dhe jo fotomodel.

Faktet dhe argumentet janë arma e tijë

Fillimi i Ekspertizës:

Vendi i ngjarjes/ këqyrja

Ose gjetja, grumbullimi, fiksimi, paketimi dhe dërgimi i gjurmëve në ekspertiza te ekspertët

Çka është vendi i ngjarjes së veprës penale?

Nga aspekti kriminalistiko- teknik, vendii ngjarjes është çdo vend në të cilin mund të gjenden gjurmët e veprës penale dhe ato gjinden sepse krimineli harron gjithmonë diçka bile edhe nje fije floku mjafton.

Ato mund të jenë vendet në të cilat është përgatitur vepra penale, vendet në të cilat është kryer vepra penale, vendet në të cilat është paraqitur pasoja e veprës penale, si dhe vendet në të cilat kryesi ka vepruar pas kryerjes së veprës penale me qëllim të mënjanimit të gjurmëve të veprës penale, të fshehjes së pasojës së veprës penale, mjetet e hedhura ose të fshehura të ekzekutimit etj.

Prandaj, në kuptim të ngushtë ky është vendi në të cilën është kryer vepra penale, kurse në kuptim të gjerë çdo vend tjetër në të cilin gjenden gjurmët, sendet e veprës penale ose ku me vrojtim të drejtpërdrejtë mund të konstatohen disa fakte të tjera me rëndësi për ndriçimin dhe dëshminë e veprës penale.

Në esencën e vet këqyrja i ka dy faza themelore:

1. statike dhe 2. dinamike. Nga këto dy faza dalin pesë faza të veprimit të policisë me rastin e zbatimit të këqyrjes në vendin e ngjarjes në rastin kur ekzistojnë bazat e dyshimit se është kryer vepra penale.

Ato faza janë:

1. Faza orientuese ose identifikuese,

2. Statike

3. Dinamike,

4. Kontrolluese 

5. Finale

Punët dhe aktivitetet e teknikës kriminalistike janë të pranishme edhe në kuadër të të gjitha fazave të këqyrjes, por që duhet përmendur që teknika kriminalistike ka fazën permanente dhe përgatitore për zbatimin e këqyrjes, ku duhet gjithherë të kontrollohet dhe të sigurohet pajisja adekuate dhe  e nevojshme teknike për dalje në vend të ngjarjes dhe për kryerjen e këqyrjes si automjetet, reflektorët për ndriçimin e vendit të ngjarjes, stabilimentet për sigurimin e punës në rrugë të komunikacionit, fotoaparatet me blica, pajisjen për incizime speciale dhe përpilimin e skicave gjatë këqyrjes, kamerën filmike, ambalazhin për paketim të gjurmëve, neseserët e përgjithshëm – universal – standard për zbatimin e këqyrjes dhe kryerjes së detyrës.

Përveç neseserëve universalë, në këqyrje aplikohen edhe neseserët e specializuar për:

1. Vjedhjet me thyerje,

2. Për kryerjen e këqyrjes në raste të delikteve të komunikacionit,

3. Për delikte gjaku dhe delikte seksuale, 

4. Për mulazhimin e gjurmëve,

5. Për mikrogjurmë,

6. Për daktiloskopim, etj.

Veglat dhe pajisja për këqyrje duhet të gjendet e përgatitur gjithmonë dhe gjithëhere në automjet ose në lokalin e ekipit kujdestar për këqyrje.

Sot në  botën bashkohore  shfrytëzohen automjete të pajisura special që kanë pajisjen komplete për kryerjen e këqyrjes, pajisjen për shënim, fiksim dhe paketim të gjurmëve, reflektorët për ndriçim, kamerat për incizim të gjendjes faktike, diktafonët dhe manjetofonët portabël, kamerat për incizim stereofotogrametrik, laboratoret kriminalistiko – teknike etj.

Me rastin e zbatimit të fazës orientuese ose informative të këqyrjes, konstatohet pozita e vendit të ngjarjes që do të përfshihet me këqyrje (merret në konsiderim gjithmonë aspekti hapësinor dhe kohor), caktohen pikat nga të cilat do të bëhet matja, skicimi, fotografimi etj.

Në vendin e ngjarjes së pari duhet të hyjë vetëm udhëheqësi i këqyrjes, anëtari i ekipit të këqyrjes të cilin e fton udhëheqësi (zakonisht tekniku kriminalistik), në dorë patjetër duhet t’i ketë dorëzat dhe në këmbë mbështjellëset në mënyrë që të izolohen gjurmët që i lë ekipi i këqyrjes.

Në vendin e ngjarjes nuk bën asgjë të preket. Në rrethin e vendit të ngjarjes nuk bën të pihet duhan, të hahet dhe të pihet pra asgjë që mund të prishë dhe humbë gjurmët.

Orientimi në hapësirë përfshin pozicionin gjeografik të vendit të ngjarjes (harta, plani, busulla), caktohen pikat fikse (pikat nga të cilat fillon matja), taktika dhe teknika e këqyrjes dhe kjo ka rendesi të madhe është esenciale.

Bëhet fotografimi i vendit të ngjarjes nga perspektiva më e vogël dhe më e madhe, në mënyrë që të mund të fitohet parafytyrimi mbi orientimin dhe krijohet përshtypja fillestare. 

Rëndësia e rikonstruksionit mendor është e madhe dhe e shumanshme.

Në fillim të këqyrjes struktura e situatës në vendin e ngjarjes është kryesisht kaotike, e pasqaruar.  

Kurse kaotiken dhe të pa squarueren të sqaruar e bënë eksperti i fushës ai dhe vetëm ai,askush tjeter, sepse nuk lejohet, të tjerët mund vetëm të ndihmojnë me ndonjë këshillë pozitive me tjerat mirret eksperti i fushës.

Një pjesë e vogël e situatës së gjithëmbarshme vërehet, kurse pjesa më e madhe e asaj tërësie zbulohet vetëm pas rikonstruksionit mendor.

Kjo vlen sidomos për raportet midis gjurmëve dhe sendeve.  

Me anë të rikonstruksionit mendor sqarohet lidhja reciproke midis fakteve të vrojtuara dhe bëhet përpjekje të kuptohet kuptimi dhe domethënia ose esenca e tyre.

Dhe kjo që elaborova  është vetëm fillimi i punës së një Eksperti sepse për të zbuluar rastin nevoitet mund i madhë,pëkushtim 100% dhe profesionalizëm .

Profesionisti  nuk e duron ndërhyrjen ai pranon këshillen por punen e bënë i pavarun nga të tjerët,nuk ka dhe nuk duhet të ketë ndërhyrje në asnjë rast. 

Të nderuar ky elaborim i shkurtë  është vetëm një copëz shkrimi nga unë sepse nëse njeriu thellohet në elaborim nuk mjafton as libri,dhe ky nuk është asesi qellimi im.

Qellimi im i vetëm në këtë shkrim është te krijohet përshtypja për ekspertin,profesionistin dhe këtyre duhet tu thuhet Hallall për punen që bëjnë,duhet të stimulohen me paga të dinjitetshme dhe shpërblime meritore për të ariturat sepse janë dritë e syve për Shtetin.

Sa më i forte është eksperti aq me i sukseseshem është Shteti dhe Shteti duhet vetëm me vepra  konkrete asesi më fjalë monotone sepse është vepra ajo që mbetet gjithmonë.

Gjithsecili duhet të kontribuoj në profesionin e vet pa u përzier në profesionet e të tjerëve.

Një Ekonomist nuk mund ta luaj rolin e Kriminalistit ose anasjelltas.

Shkrimi  im i radhës është Byroja Nacionale e Hetimeve si nevojë imediate për Shtetin e Kosovës

Po e përfundoj këtë hkrim me nje thënie te Falcones:

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.

Zoti e ruajt Shtetin e Kosovës!

Mitrovicë; 07.04.2023

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka arrestuar pasditen e së premtes një serb, shtetas…