Ekspertja e emergjencave shëndetësore nga Izraeli viziton ShSKUK-në
21 nëntor 2022
| 14:14
Ekspertja e emergjencave shëndetësore nga Izraeli, dr. Odeda Benin Goren, dhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, të hënën vizituan Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Në takim me u.d. drejtoreshën e përgjithshme e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, është biseduar në lidhje me funksionimin e shërbimeve emergjente në nivel të ShSKUK-së dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes profesionale për këto shërbime.
Delegacioni nga Izraeli, do të vizitojë disa nga klinikat e QKUK-së dhe Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, për të parë nga afër punën e këtyre institucioneve.