Ekspertja e shëndetësisë largohet nga Lëvizjes Vetëvendosje!
17 korrik 2019
| 21:27
Ekspertja e shëndetësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje!.
Ajo këtë e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e vet në “Faecebook”.
Postimi i plotë i Latifi-Pupovci:
Të nderuar miq,
Meqë shumë herë për këto vite ju kam shqetësuar duke kërkuar votë për Lëvizjen Vetëvendosjen!, ju njoftoj se që nga sot unë nuk jam më anëtare e kësaj lëvizje.
Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Komitetin për arsim, në Komitetin për shëndetësi, anëtarët e Këshillit të Prishtinës dhe të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, për bashkëpunimin dhe momentet e mira që më kanë dhuruar. Shpresoj që prurjet e reja brenda Lëvizjes! të jenë të qëlluarat.