Eksplorojmë linjën e re të mahnitshme të televizorëve Samsung OLED
Në fillim të këtij viti, Samsung Electronics zbuloi linjën e re Samsung OLED e cila ofron përvoja premium dhe opsione më të gjera të të shikuarit. Kjo linjë është tashmë e disponueshme për t’u porositur paraprakisht. Me korniza minimaliste, profil të hollë dhe të sheshtë të pjesës së pasme, televizorët OLED përshtaten me çdo ambient të brendshëm, pavarësisht nga madhësia e hapësirës.
Mos humbisni asnjë detaj
Modelet e fundit të linjës OLED të vitit 2023 zbulojnë detaje të fshehura dhe kontraste të ngjyrave në mënyrë që asnjë detaj të mos humbasë në asnjë nivel ndriçimi dhe që cilësia e ngjyrave të mbetet perfekte.
Kjo linjë vjen me teknologjinë Quantum Dot. Ky OLED unik, ndryshe nga OLED tradicional, ofron të zezë të errët të pakrahasueshme, të bardhë të pastër dhe nuanca të plota të ngjyrave të gjalla. Procesori Neural Quantum 4K i kësaj linje ruan pikat e forta thelbësore të teknologjisë OLED, duke përmirësuar shkëlqimin, ngjyrat, kontrastet dhe duke ofruar detaje të pakrahasueshme. Teknologjia 4K AI Upscaling e kompletuar nga 20 rrjete algoritmesh ju siguron të përjetoni fuqinë e 4K.
Modelet e reja OLED kanë marë një çmim nga Revista FWD, e cila veçoi faktin se televizori Samsung OLED dhe teknologjia e tij QD-OLED ofrojnë shkëlqim më të madh dhe ngjyra më të pasura se gjenerata e fundit e OLED.
Shijoni çdo tingull
Për një eksperiencë gjithëpërfshirëse, televizorët duhet të kenë tinguj të fuqishëm që të përputhen me ngjyrat dhe detajet e pasura. Teknologjia Dolby Atmos® të zhyt në brendësi të tingullit, duke treguar çdo detaj me qartësi dhe thellësi të pakrahasueshme. Altoparlantët e rinj më të mirë të kanaleve të Samsung ofrojnë një përvojë Dolby Atmos në një nivel tjetër, që do i përfshijë lojtarët në aksion me tingujt shumëdimensional.
Për më tepër, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron që tingulli të ndjekë veprimin, që do të thotë që ju mund të dëgjoni tingullin aty ku zhvillohet veprimi. Me altorparlantë të dedikuar me drejtim për lart, mund të përjetoni tinguj realistë 3D që ju përfshijnë akoma më shumë.
Një eksperiencë më e plotë gaming
Deri më tani, të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm se teknologjia e Samsung është shumë miqësore për lojtarët. Kur vjen koha për t’u argëtuar, linja e zgjeruar vjen me një shpejtësi rifreskimi 144 Hz dhe të gjitha veçoritë inteligjente të Samsung.
Gjithashtu, për herë të parë në një televizor OLED, OLED-të e Samsung vijnë me certifikatën FreeSync Premium Pro të AMD për përvojën më të fundit të gaming.
A doni një arsye më shumë për të bërë tuajin një nga modelet e reja të televizorëve të linjës së vitit 2023? Samsung dhuron smartphonët tuaj të preferuar Galaxy për çdo porosi paraprake të linjës së re Neo QLED dhe OLED. Nëse porosisni paraprakisht modelet OLED 55” dhe Neo QLED 55” ose 65”, Samsung ju dhuron A53 5G. Për modelin Neo QLED 75” 8K perfitoni një Galaxy S21 FE dhe për modelin 85”8K përfitoni një Galaxy S22. Promocioni zgjat nga data 20.3 deri më 9.4.2023. Për të porositur paraprakisht dhe për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni linkun.