Eksponentët e pushtetit i gëzohen një koalicioni LV-Nisma, i duartrokasin dhe e lartësojnë Fatmir Limajn

21 shkurt 2025 | 13:06

Lëvizja Vetëvendosje e ka mirëpritur deklaratën e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar me Albin Kurtin për formimin e institucioneve të reja.

Eksponentë të caktuar të partisë në pushtet i kanë thënë “po” një bashkëpunimit të tillë.

Madje, ata kanë vlerësuar lartë figurën e Fatimir Limajt, duke e veçuar atë nga pjesa tjetër e opozitës.

I pari që ka reaguar ndaj qëndrimit të ri të Limajt ka qenë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Limaj dhe Nisma kanë të drejtë të bashkëpunojnë me secilën parti politike.

“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politik e parpolitik, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikmëri kolaicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK. Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike. Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar. Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike!”, ka shkruar Sallahu.

Edhe eksponati tjetër të VV-së, Sadri Ramabaj, duket se i ka pëlqyer shumë qëndrimi i Fatmir Limajt.

Duke harruar kritikat e ashpra që dikur VV-ja kishte për Limajn, ai ka lartësuar kryetarin e Nismës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramabaja ka shkruar se qëndrimi i Limajt është largpamës.

“Krijimi i përshpejtuar i Qeverisë Kurti III, natyrisht falë edhe pozicionimit të maturuar politik, largvajtës e tejet të urtë të idealistëve si Fatmir Limaj, na e krijon mundësinë reale që të përballemi me kohë me kolonën e pestë. Duhet ta rikujtoj faktin se Kolona e pestë ka kohë që ka punuar për krijimin e kaosit politik. Aktakuza e ngritur ndaj dy spiunëve që punonin në logari të Serbisë, është vetëm maja e Ajzbergut. Forcimi dhe selitja e marrëdhënieve, sidomos në rrafshin e sigurisë e mbrojtjes, me aleatët tanë perendimor [tok me bërthamën e shteteve që po vihen në dipozicion të mbrojtjes së Ukrainës, rrjedhimisht edhe të Ballkanit], do t’i hapë rrugë shndërrimit të Republikës në një kështjellë që do të vihet në funksion të mbrojtjes së interesave të Kombit. [Frgment]”, ka shkruar Ramabaja.

AAK-ja reagon ashpër

Gatishmëria e Limajt për të bashkëpunuar me VV-në duket se e ka nervozuar AAK-në, me të cilën kanë garuar bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Reagimi më i ashpër deri me tani ka qenë nga kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, i cili e ka fituar sërish mandatin.

Ani pse nuk e ka përmendur me emër, porosia që ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” duket që është për partnerët e koalicionit.

“Komunikatë 001. Zuzarë të dashur të vendit tim. Nenshtrimin për interesa të ngushta. Mos na e shitni si vlerë kombetare”, ka shkruar Berisha.

Sot një status e ka shkrur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“E keqja ka emër – Albin Kurti”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Çfarë tha Limaj?

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, mbrëmë është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për t`i formuar institucionet e reja.

Ai ka bërë me dije se nuk ka vija të kuqe për askënd dhe është i gatshëm të ulet në tavolinë.

“Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, është shprehur Limaj.

Ai ka treguar se me AAK-në janë parti të ndara.

“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse është kontaktuar deri më tani nga dikush për ndonjë koalicion të mundshëm, Limaj është përgjigjur.

“Ne jemi të vegjël, kanë punë njëherë të mëdhenjtë për koalicione”, ka deklaruar i pari i AAK-së. /Nacionale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, janë liruar me kusht nga…