Eksponentët e VV-së fyejnë ambasadorin amerikan
Njerëzve të partisë në pushtet duket se nuk iu ka pëlqyer kritika e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili dje ka thënë se Kosova nuk duhet të urinoi në derën e klubin ku dëshiron të hyj. Metafora e gjyshit të diplomatit amerikan ka bërë që disa eksponentë të VV-së të fillojnë një valë të re të fyerjes ndaj ambasadori Hovenier.
Ata janë munduar të tallen me deklaratën e ambasadorit amerikan.
Ndër të paret që ka reaguar ka qenë avokatit të VV-së, Tomë Gashit, i cili njihet si përkrahës i madh i VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka thënë se ambasadori amerikan nuk duhet ta psh**r punën që aleatët kanë bërë për këto 25 vite në Kosovë
“Me e dhini e mos e pshurrni pune e juaj per 25 vjet. Ju e dini pse e bombarduat Serbin! Bombat e juaja e ndale luften , e ndalen gjenocidin e serbis ndaj ne Shqiptarve, por serbia mbeti e njejt. Dhine e pshurrne serbine se ajo eshte kancer i lirise e demokracis!”, ka shkruar Gashi.
I të njëjtit nivel ka qenë ka qenë edhe reagimi i asamblisti i VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi.
Azemi i VV-së, i cili është edhe këshilltar i ministrit Arben Vitia, është munduar të tallet me deklaratën e diplomatit amerikan.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai pretendon se edhe gjyshi i tij e ka një thënie.
“Një gjysh i jemi thojke; ‘Shpija jote, pordha jote’”, ka shkruar ai.
Dekoratën në fjalë ndryshe e ka parë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
Ai ka thënë se deklarata ambasadorit amerikan ka pasur të bëj me Serbinë dhe jo me Kosovën.
“I përshtatet Serbisë, asnjëherë Kosovës. Serbia është ai shtet që nuk respekton asnjë vlerë demokratike, është shtet autokrat që vazhdon me qenë faktori kryesor destabilizues në rajon”, ka thënë Basha në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.
Çka tha ambasadori?
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, dje ka dhënë një mesazh të pazakontë për institucionet e Kosovës.
Në adresimin e tij në Samitin për Paqe dhe Demokraci në Prishtinë, ai ka thënë se “nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit” .
Kjo frazë i ka parapriu një deklaratë e tij në lidhje me aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Ambasadori amerikan ka thënë se duhet punuar e duhet bindur fillimisht shtetet e BE-së e NATO-s që s’e njohin Kosovën si të pavarur.
“Nuk e shoh se si bëhesh anëtar i BE-së, pa bashkërendim nga BE-ja. Dhe kjo nënkupton bashkërendim nga shtetet anëtare të BE-së. Nuk e shoh si bëhesh anëtar i plotë i NATO-s, pa bashkërendim nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Siç e dini, disa nga ato shtete vetë nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e Kosovës si shtet sovran, demokratik dhe multietnik, siç e kemi pranuar ne. Duhet t’i bindni, duam të ndihmojmë. Kjo nënkupton, duke punuar në procesin e vendosur nga institucione të caktuara.”, ka deklaruar Hovenier.
Më pas, ai ka cituar një thënie, për të cilën, paraprakisht iu desh të kërkojë falje.
Sipas tij, kjo thënie është e gjyshit të tij.
“Gjyshi im ka pasur një thënie njëherë, dhe ju lutem me falni për karakterin paksa të shëmtuar të në të, nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit. Qëllimi im se çka dua të them është se ne duam të përkrahim Kosovën në rrugën euroatlantike, kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë të shtetit e ambasadorë për të avancuar këtë. Ne duam të ndihmojmë. Presim çdo qeveri e Kosovës të na jap argumentet më të mira, municionet më të mira në këto bisedime.”, është shprehur Hovenier. Nacionale.