Eksportet shqiptare drejt Turqisë u rritën në 981 milionë lekë
21 korrik 2019
| 16:58
Shqipëria dhe Turqia vijojnë të mbajnë një nivel të lartë të shkëmbimeve tregtare.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në gjashtëmujorin e parë të viti 2019 (janar-qershor) Shqipëria ka rritur eksportet në 981 milionë lekë me Turqinë, kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë kur eksportet e mallrave ishin në vlerën 880 milionë lekë.
Sa i përket importeve, sipas INSTAT për periudhën janar-qershor 2018 Shqipëria importoi nga Turqia 25 miliardë e 180 milionë lekë, ndërsa në janar-qershor 2019, importet janë rritur në 26 miliardë e 809 milionë lekë.
Ndërsa në qershor të viti 2018, importet kanë qenë 4.7 miliardë lekë, por në qershorin e këtij viti ato kanë rënë në nivelin e 3.8 miliardë lekë. /ATSh/