Ekspozita e fotove të rralla, mbijetesa në kohë lufte
Ekspozita “Bearing Witness, Testimonies” do të zgjasë deri më 22 dhjetor, me hyrje falas për publikun.
“Edhe në mes të një konflikti, jeta nuk ndalet dhe vazhdon”, tha fotografi jordanez Muhammed Muheisen, dy herë fitues i çmimit Pulitzer.
E titulluar “Bearing Witness, Testimonies”, ekspozita shpalos fotografi të tij dhe të kolegut të tij Howard G. Buffett, dëshmi nga jeta mes kaosit, shkatërrimit, mjerimit dhe luftës për mbijetesë të atyre që i durojnë këto kushte.
Të dy i bënë homazhe shoqes së tyre Anja Niedringhaus, fotografes veterane gjermane që u qëllua në Afganistan në prill 2014 ndërsa mbulonte zgjedhjet kombëtare.
“Askush nuk largohet nga shtëpia e tij nëse nuk është i detyruar”, thotë Muhammed Muheisen, teksa ka dokumentuar prej vitesh krizën e refugjatëve në pjesë të ndryshme të botës: një fushë futbolli kthehet në një varrezë në Bosnje.
Një iraken feston mbi një automjet ushtarak amerikan në Irak. Një gjyshe mban mbesën e saj në një kamp refugjatësh në Çad. Një nënë siriane përqafon vajzën e saj teksa gatuan në një kamp në Jordani.
Ekspozita është një përzgjedhje fotografish të realizuara gjatë tre dekadave nga 30 vende të ndryshme.