Ekspozitë / Udhëtimi nëpër identitetin e mirëkuptimit

13 mars 2021 | 20:14

Ky është titulli i ekspozitës së Shukrije Ramës, ekspozitë e cila është hapur këto ditë në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës.

Ekspozita përmban rreth 120 eksponate të koleksionuara gjatë 20 vjetëve të udhëtimit në vende të ndryshme të botës.

Autorja e ekspozitës, Shukrije Rama bën me dije se e gjitha filloi, 20 vjet më parë, me blerjen e një pjate qeramike në të cilën shpërfaqej Palma de Majorka, e cila doli të shërbejë si themeli i koleksionit të pjatave të qeramikës. Që atëherë, autorja është në kërkim të pjatave të qeramikës të cilat në një farë mënyre hyjnë në dialog me të. Pjatat me pamje nga qytetet që ka vizituar ushqejnë kureshtjen e autores dhe e bëjnë që të dëshirojë t’i mbajë eksponatet afër vetes.

Për autoren, mbledhja e pjatave të qeramikës, është një udhëtim nëpër identitetin e mirëkuptimit.

Për shkak të pandemisë COVID-19, ekspozita e znj. Shukrije Rama është realizuar në dy forma, në atë fizike dhe virtuale. Për të parë ekspozitën e cila zë vend në hapësirat muzeale të Muzeut të Mitrovicës, të interesuarit mund ta vizitojnë Muzeun e Qytetit të Mitrovicës përgjatë dy javëve në vijim, në grupe të kufizuara dhe duke i respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19.

Ekspoziten mund ta shihni edhe në këtë link:

https://www.facebook.com/watch/?v=466642924477420

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Trepçës me…