
Ekstradohen në ShBA dy qytetarë të Kosovës, dyshohen për mashtrim
01 prill 2025
| 12:37
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka njoftuar se janë ekstraduar në ShBA dy qytetarë të Kosovës, Jetmir dhe Ardit Kutleshi, të dyshuar për përfshirje në krime kibernetike dhe mashtrim.
Në një njoftim për medie, kjo ambasadë ka thënë se dy të dyshuarit, 26 dhe 28 vjeç, do të përballen me drejtësinë në ShBA.
“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për asistencën e dhënë qeverisë amerikane për këtë rast, i cili forcon përpjekjet tona të përbashkëta për t’i mbajtur të sigurta të dyja, si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.