Ekstradohet nga Belgjika i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë
21 dhjetor 2018
| 15:55
Është ekstraduar të premten nga Belgjika shtetasi kosovar S.I, 39-vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e rëndë e cila ka ndodhur më 5 maj 2017, në një kafene në Mitrovicë.
Ky person dyshohet se e ka privuar nga jeta të riun E.K, dhe nga kjo ditë ka qenë në arrati deri këtë të premte kur edhe është bërë ekstradimi i tij nga Belgjika.
Me veprimet e tij i dyshuari dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.5 të KPRK, dhe “mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK.
Për të njëjtin ka pasur fletërreshtim ndërkombëtar i cili është kërkuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
/Epoka e re/