Ekstradohet nga Mali i Zi, kosovari me rrezikshmëri të lartë, Leutrim Latifi
24 maj 2019
| 21:44
I dyshuari për disa vjedhje të rënda në Kosovë, Leutrim Latifi është arrestuar në Mal të Zi dhe tashmë është ekstraduar në Kosovë.
Lëtë për “lajmi.net”, e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Policia e Kosovës vitin e kaluar pati zbuluar identitetin e Leutrim Latifit së bashku me dy persona të tjerë të dyshuar për vjedhje.
Ky i fundit së bashku me Kastriot Shalën e Ridvan Ademin konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë.
Më 9 maj të këtij viti ishte arrestuar Kastriot Shala në Hajvali, kurse gjatë arrestimit të tij ishte në posedim të një arme.
Bashkë me Shalën ishin arrestuar edhe dy persona të cilët ishin bashkë me të.