Ekstradohet për në Gjermani 60 vjeçari nga Gjilani
17 gusht 2018
| 21:11
Policia e Shqipërisë kohë më parë ka arrestuar një kosovar nga Gjilani, i kërkuar me fletarrest nga Interpoli për një vrasje të ndodhur në Gjermani.
Ekstradimi i J.S., vjeç 60, banues në Gjilan është bërë të enjten nga Aeroporti i Rinasit në Tiranë.
Kosovari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga Kodit Penal Gjerman.