Ekstremistja e djathtë i fiton zgjedhjet në Itali

26 shtator 2022 | 08:25

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Itali dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meloni është shprehur se me këtë fitore të së djathtës, në Itali është shkruar historia.

Ajo ia ka dedikuar fitoren militantëve të partisë dhe atyre të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.

Koalicioni i qendrës së djathtë ka marrë deri më tani 44% të votave, teksa partia e Melonit, Vëllezërit e Italisë ka 26% të votave, shkruan La Repubblica, transmeton euronews.

Nga ana tjetër, koalicioni i majtë është votuar në masën 27%.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm disa muaj nga përmendja e idesë për krijimin e…