Ekuador | Ishte duke dhënë intervistë live, qëllohet për vdekje kongresmeni me gruan në një cirk me fëmijë (VIDEO)
Një tjetër krim tronditës ka ndodhur në Ekuador ku është vrarë më breshëri plumbash kongresmeni 34-vjeçr Cristian Nieto. Ai u qëllua për vdekje bashke me gruan e tij pasi dha një intervistë në një cirk plot me fëmijë.
Pamjet e ekzekutimit kanë dalë kudo në rrjet, ndërsa në një video shihen fëmijët teksa hyjnë në cirk kur papritur dëgjohen disa të shtëna dhe britma. Përveç Nietos dhe gruas së tij, mbeti i vrarë një person tjetër, ndërsa u plagos një gazetare.
Gazetarja, në fakt ka nisur të thërrasë për ndihmë teksa përpiqej të mbrohej: “Kam nevojë për ndihmë, ambulancë, më qëlluan në krah”.
Nieto njihej në Ekuador me pseudonimin Rescate (shpëtimi në spanjisht), sepse u kishte ofruar ndihmë disa njerëzve, shumica prej tyre të varur nga droga. Pak minuta para se të binte i vdekur përtokë, Nieto po iu thoshte gazetarëve se “është një sukses i madh, jemi plot tre ditë”.
Sipas informacioneve, personat e armatosur kishin hyrë në cirk para se të hapnin zjarr ndaj Nietos.
Minutos antes de que Cristhian Nieto recibiera el impacto. Detalles aquí en https://t.co/1fDi2fu3XR pic.twitter.com/L79Zrq4PyB
— Noticias De Primera (@noticiasdeprime) June 4, 2024