Ekuadori gjen mënyrën për të penguar uljen e dy avionëve në aeroportin e tij (Video)

20 mars 2020 | 09:15

Policia e Ekuadorit ka bllokuar pistën e avionit me makina të shërbimit të emergjencave për të penguar avionët që të ulen në aeroport, pasi fluturimet ndërkombëtare janë ndaluar për shkak të koronavirusit.

Në një video që është bërë virale shihen qindra makina të parkuara në rresht në aeroportin ndërkombëtar “Jose Joaquin de Olmedo”, aeroporti i dytë më i madh i Ekuadorit.

Urdhri për këtë bllokadë është dhënë nga kryebashkiakja e Guayaquil, Cynthia Viteri, në mënyrë që në këtë vend mos të vijnë avionë nga Evropa.

Sipas mediave lokale, makinat u parkuan për të mos lejuar uljen e një Iberia Airbus A340 që udhëtonte nga Madridi dhe një KLM Boeing 777 nga Amsterdami.

Ekuadori numëron deri më sot 168 të prekur me koronavirus dhe 3 viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka dhënë një njoftim për të…