Ekuadori rrezikon të përjashtohet nga Kampionati Botëror

13 shtator 2022 | 11:17

Ekuadori është duke rrezikuar seriozisht për t’u përjashtuar nga Kupa e Botës, pasi disa audio-inçizime dhe dokumente të zbuluara vërtetuan se mbrojtësi i djathtë Byron Castillo pranoi se kishte përdorur një certifikatë të rreme për vitin e tij të lindjes.

Pasi Ekuadori u kualifikua për në Kupën e Botës “Katar 2022”, Federata e Futbollit të Kilit paraqiti një ankesë zyrtare në FIFA në prill dhe pretendoi se Castillo falsifikoi dokumentet e tij të lindjes dhe ishte një emigrant i paligjshëm në këtë vend.

Ata pretendojnë se kanë prova se Castillo ka lindur në të vërtetë në Tumaco, Kolumbi në vitin 1995, dhe jo në qytetin ekuadorian në vitin 1998, siç thonë dokumentet e tij zyrtare.

FIFA e shqyrtoi këtë çështje dhe e hodhi poshtë atë duke thënë që Castillo është nga Ekuadori.

Megjithatë, “Daily Mail” tani ka publikuar një raport të detajuar i cili duket se vërteton se Castillo është kolumbian dhe e gjithë kjo ishte e mbuluar dhe fshehur nga FIFA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me teknikat e duhura të kursimit të energjisë, sektori industrial…