Ekuipazhi prej tre astronautëve është nisur për në gjithësi
Ekuipazhi i përbërë nga tre astronautë, me anijen kozmike të prodhimit rus, “Soyuz MS-07”, është nisur sot herët në mëngjes për në gjithësi nga baza ajrore në Bajkonur të Kazakistanit.
Në këtë anije gjenden Scott Tingle, astrounat i Agjencisë amerikane të gjithësisë (NASA), Anton Shkaplerov, i agjencisë ruse, “Roscosmos”, dhe Norishige Nakai nga Agjencia e eksplorimit të hapësirës ajrore të Japonisë.
Parashihet që këta astronautë pas dy ditësh do të arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, i cili gjendet në orbitë, në largësi prej 400 kilometrash mbi tokë.
Astronautët Tingle, Shkaplerov dhe Kanai, u bashkohen astronautëve, Aleksandr Misurkin nga Rusia dhe kozmonautëve amerikanë, Mark Vande Hei dhe Joe Acaba, që në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë gjenden prej shtatorit të këtij viti. Para tri ditësh, me një sondë kozmike Soyuz, nga ky stacion arritën në tokë tre astronautë. (Rel)