Ekzekutohen me rritje pagat në sektorin publik

31 janar 2025 | 15:35

Janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ekzekutimi është bërë me rritje.

“Pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, sot janë ekzekutuar me rritje. Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë. Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot”, ka njoftuar Murati.

Tutje, ministri ka shkruar se: “faza e dytë e rritjes me 55 euro tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 euro bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i zyrtarëve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër…