Ekzekutohen pagat për të gjithë minatorët
17 gusht 2023
| 13:32
Të enjten në mesditë janë ekzekutuar pagat për të gjithë minatorët e minierës së “Trepçës”.
Lajmin e ka konfirmuar për “Kosovapress”, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Enis Abdurrahmani.
“Pagat e të gjithë punëtorëve janë ekzekutuar”, ka thënë ai.
Ndryshe, deri në momentin e ekzekutimit të pagave, minatorët ishin në grevë.