
Ekzekutohen pagesat e subvencioneve për biznese dhe OJQ në Prizren
10 mars 2021
| 14:09
Drejtoria për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se tanimë ka përfunduar ekzekutimi i pagesave për biznese dhe OJQ, që kishin përfituar nga subvencionet e vitit 2020.
“Këto mjete financiare nuk ishin transferuar për shkak të limitit bankar të shtetit dhe për shkak të gabimeve në dokumentacionet e dorëzuara për pagesë. Kujtojmë se Komuna e Prizrenit kishte ndarë 1.1 milion euro subvencione me qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe OJQ-ve të dëmtuara ekonomikisht për shkak të pandemisë Covid-19, nga e cila kanë përfituar 1117 biznese dhe 65 organizata e individë”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.