Ekzekutohet me 5 plumba shqiptari në Greqi
Një shqiptar është vrarë në Greqi në qytetin Artemida në rajonin e Atikës.
Sipas raportimeve të mediave greke, 36-vjeçar shqiptar është qëlluar me 5 plumba në një rrugicë pranë një varreza.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur ditën e diel, vetëm sot është bërë e mundur identifikimi I tij, ndërsa ende nuk është bërë publikimi nga policia greke të identiteti të shqiptarit të vrarë.
Në trupin e viktimës, policia gjeti një kartë identiteti të falsifikuar, pasi emri me foton nuk korrespondonin.
Siç bëhet me dije, emri I përkiste një greku, ndërsa fotoja ishte e një greku tjetër, nga zona e Holargos.
36-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, por ai ndërroi jetë më vonë në spitalin në një spital në Greqi.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se vrasje ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës.