Ekzekutohet ish-deputetja ukrainase në rrugë, u qëllua me plumb në kokë

20 korrik 2024 | 10:23

Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje ish-deputeten ukrainase, Irina Farion.

Policia ka nisur kërkimet për kapejn e personit që ekzekutoi 60-vjeçaren me plumb në kokë në një rrugë në qytetin e Lviv.

Fillimisht u raportua se ish-deputetja ishte në gjendje kritike dhe se mjekët po luftonin për t’i shpëtuar jetën, por Irina Farion nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Lajmi u konfirmua si nga guvernatori i qytetit Maksim Kozhitsky, si edhe nga kryetari i bashkisë së Lviv Andriy Sandovy.

Farion iu bashkua partisë nacionaliste Svoboda (“Liria”) në 2005 dhe dhe fitoi mandatin e saj si deputete në vitin 2012.

Ajo ishte gjithashtu anëtare e këshillit rajonal të Lviv. Ajo u bë e njohur për fushatat e saj për të promovuar gjuhën ukrainase dhe komentet e saj përçmuese për zyrtarët publikë rusishtfolës.

Në vitin 2018, kur Ukraina po luftonte me separatistët pro-rusë që kishin pushtuar territorin në Ukrainën lindore, ajo u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj që të “goditnin në nofull të gjithë rusishtfolësit”.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Farion madje denoncoi luftëtarët rusishtfolës të Batalionit Azov që mbrojtën Mariupolin për shumë muaj.

Megjithëse ukrainishtja është e vetmja gjuhë zyrtare në Ukrainë, për shumë banorë rusishtja është gjuha e tyre amtare, një trashëgimi e epokës sovjetike.

Gjuhësia ka qenë gjithmonë një çështje e mprehtë për vendin dhe parlamenti ka miratuar ligje për të promovuar gjuhën ukrainase në qeveri dhe agjencitë e shërbimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i…