Ekzekutohet me 150 plumba polici që arrestoi djalin e El Chapo-s (Video)

08 nëntor 2019 | 14:42

Një video e kamerave të sigurisë tregoi se si pjesëtarë të kartelit të Sinaloas ekzekutojnë një efektiv policie në mes të ditës, pasi e kishin identifikuar si pjesë e skuadrës që kishte arrestuar djalin e El Chapo-s.

Të paktën dy burra të armatosur zbresin nga një makinë dhe hapin zjarr ndaj mjetit ku qëndronte polici, i identifikuar nga mediat meksikane vetëm si Eduardo N, 32 vjeç, duke e qëlluar me 150 plumba.

Sipas autoriteteve meksikane ngjarja ka ndodhur në Kuliakan, kryeqytetin e shtetit të Sinaloas, ku edhe ka qendrën karteli famëkeq i El Chapo-s. Përfshirjen e policit në operacionin e 17 tetorit ku u arrestua e më pas u lirua Ovidio Guzmán López, e konfirmuan mediat lokale.

 

Pasi efektivët ndaluan Ovidion pjesëtarë të kartelit i rrethuan duke i shndërruar rrugët e qytetit në një fushëbetejë të vërtetë. Vetëm pasi policët vendosën ta lironin, ai i telefonoi vëllait Archivaldo dhe i tha të ndalonte kaosin, por beteja vazhdoi dhe në total 13 vetë humbën jetën. Në fund, zyrtarët urdhëruan policët të tërhiqeshin dhe të linin të lirë djalin e El Chapo-s.

/A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioneri i MLS, Don Garber pretendon se sulmuesi i LA…