Ekzekutohet me breshëri plumbash shqiptari në Gjermani
29 nëntor 2022
| 11:02
Një 42-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit Krefeld në Gjermani, duke tronditur kështu banorët e zonës.
Sipas BILD, shqiptari ishte duke lëvizur me biçikletë kur u qëllua disa herë pas kokës duke humbur jetën në vend.
Media gjermani shkruan se duket një ekzekutim i pastër. Policia është vënë në kërkim të autorit ose autorëve, pasi ende nuk është përcaktuar se sa ishin edhe pse dëshmitarë janë shprehur se kanë parë dy persona.
Gezeta Rheunische, shkruan se shqiptari kishte një të shkuar kriminale, ndërsa policia ende nuk ka thënë detaje për të mos dëmtuar hetimin.