Ekzekutohet me kallashnikov 40-vjeçari në mes të Vlorës, qëllohet mbi 20 herë!
06 shkurt 2021
| 19:52
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:15 në qytetin e Vlorës është ekzekutuar me armë zjarri një 40 vjeçar.
Gentjan Qarri ka qenë i dënuar me burg për 11 vite për drogë në Itali. 40-vjeçari kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin në Itali dhe ishte kthyer në Vlorë ku ishte martuar. Aktualisht 40-vjeçari punonte si hidraulik.
Një automjet tip ‘Toyota’ është gjetur i djegur në Vlorë.
Dyshohet se automjeti është përdorur në atentatin e kësaj mbrëmje ku mbeti i vdekur Gentian Qarri.
40-vjeçari, i njohur në zonë si “Geçe”, u qëllua me disa plumba teksa lëvizte në këmbë në lagjen ’29 nëntori’.
Autorët mësohet se kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje.
Policia ka rrethuar zonën ndërsa ka nisur kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.