“El Clasico” e basketbollit, Trepça – Sigal Prishtina luhet sot në orën 17:00
Në orën 17:15, në palestrën sportive “Minatori”, do të luhet “El Clasico” e basketbollit.
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll është nikoqir i klubit më të trofeshëm në vend.
Trepça dhe Sigal Prishtina, do të jenë përballë njëra-tjetrës në supersfidën që transmetohet në platformën më të madhe televizive në vend.
Kryeqytetasit nuk kanë fituar ndaj “Torcidës” në 13 përballjet e fundit. Kjo ndeshje fillon në orën 17:00.
Të dy skuadrat në tri xhirot e para kanë nga dy fitore e një humbje.
Mitrovicasit në edicionin e fundit fituan katër trofe, ku pikërisht në finalen e Superkupës shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës.
Java e katërt do të mbyllet me takimin ndërmjet Bashkimit dhe Borës.
Prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje me tri fitore, kurse prishtinasit të vetmit pa fitore me tri humbje në tri xhirot e para.