‘El Clasico’ i takon Realit

24 tetor 2021 | 18:19

“El Clasico” e parë e këtij sezoni fitohet nga Real Madrid. Skuadra e Carlo Ancelottit arriti një sukses shumë të rëndësishëm 2-1 në fushën e “Camp Nou”.

Në 30 minutat e para loja ishte e ekuilibruar me të dyja ekipet që u kujdesën për të studiuar njëra-tjetrën. Në minutën e 32-të, pas një kundërsulmi të shpejt, David Alaba lëshon një të majtë të hidhur në cepin e portës së Ter Stegen, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi.

Barcelona kërkoi të reagonte, por Reali në anën tjetër kundërsulmonte shumë rrezikshëm. Në fundin e ndeshjes , del mjaft shpejt, ndalet nga Ter Stegen, por më pas Lucas Vazquez e ka të thjeshtë për ta shoqëruar në rrjetë. Në fundin e ndeshjes Aguero rihapi ndeshjen, por nuk kishte më kohë për një tjetër gol. Reali merr kryesimin me 20 pikë, po aq sa Sevilla dhe Real Sociedadi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli e ka çuar në 3-0 epërsinë kundër Manchester Unitedit,…