‘El Clasico’ rrezikon të shtyhet përsëri
30 nëntor 2019
| 16:13
Ndryshimi i datës për “El Clasico”-n duket se nuk do t’i largojë protestat në Barcelonë.
Madje, organizata “Tsunami Democratic” ka lëshuar një deklaratë, e cila alarmon organizatorët e ndeshjes.
Katalanasit që kërkojnë pavarësinë duan ta shfrytëzojnë në maksimum këtë ndeshje për të dhënë mesazhet e tyre. “Me presione, me burgim, me përndjekje dhe pa plotësimin e të drejtave themelore nuk ka normalitet. Më datën 18 dhjetor, ‘El Clasico’-n do ta luajmë të gjithë bashkë”, shkruhet në deklaratë.
Kjo gjë ka përhapur panik dhe federata spanjolle duhet të marrë masa ekstreme për të zhvilluar ndeshjen mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në “Camp Nou”, e cila është e shtyrë.