![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/real-barca.png)
‘El Clasico’ zhvillohet më 20 mars
23 shkurt 2022
| 14:47
La Liga ka caktuar ditën kur do të zhvillohet “El Clasico” e dytë në këtë edicion. Më 20 mars Real Madrid dhe Barcelona do të përballen me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Los Blancos” nga ora 21:00.
Vlen të përmendet se ndeshja e parë në mes dy gjiganteve Barcelona dhe Real Madrid ka përfunduar me rezultat 1-2 për madrilenët. Golat për ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti i patën shënuar David Alaba dhe Lucas Vazquez, ndërsa për Barcelonën, Sergio Aguero.
Tani, me përforcimet e blaugranasve pritet një ndryshim i madh, sidomos pas paraqitjeve të larta që kanë zhvilluar në javët e fundit.